Drejtoria rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet e sektorit dhe ai i Komunitetit të stacionit policor Prizren, ne zbatim te Strategjisë të Policisë e Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi si dhe Plani i Veprimit, duke u bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti “Respektimi i shumëllojshmërisë se shoqërisë me qellim të parandalimit te ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”.
E hartuar nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim- DPP/Prishtinë, Policia ne Prizren ka realizuar ketë aktivitetet të planifikuara, gjegjësisht mbajtjen e ligjëratave ,me nxënësit e klasave të teta dhe nënta ne nënte shkolla fillore në komunën e Prizrenit.Tema e ligjëruar ka zgjuar interesim tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues .
Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera ne rajonin e Prizrenit, thuhet në njoftim, raporton TV Prizreni.