Policia në Prizren njofton se në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 09-13/10/2023 ka realizuar 45 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia në Prizren kryen 45 urdhëresa të lëshuara nga Gjykata

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Me ketë rast policia rajonale në Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të te; telefonit 192 dhe 112, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mbyllet me sukses Prizren Rock & Blues Music Festival, Totaj: Shihemi në edicionin e ardhshëm

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale

Shtiu me armë në gazmend familjar, ndalohet i dyshuari në Prizren

