Policia në Prizren përmes një komunikate ka njoftuar se më datat 30/31 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Policia në Prizren dënon dy lokale shisha bar dhe një kafiteri për mos respektim të masave anti-Covid

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, konkretisht në tri lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti Covid -19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale. e qe nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi, thuhet në komunikatën e Policisë në Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

