PRIZRENI ME RAJON

Policia ndërpret një dasmë në Kojushë, konfiskon dhe një armë zjarri

Policia ndërpret një dasmë në Kojushë, konfiskon dhe një armë zjarri
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2021, 11:49

Përmes një komunikate për media, zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, njofton se më datë 14 tetor 2021, rreth orës 20:30, Policia kishte pranuar një informacion pasi në fshatin Kojushë në Has të Prizrenit, kanë organizuar një aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit, Policia ndërmori masa në bazë të Ligjit dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët, ndërsa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh. Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model ‘Zastava’M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale.

Njësitet policore, të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë duke u koordinuar me prokurorin e shtetit dhe pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokuronit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në fund të kësaj komunikate nga zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika