LAJME

Ndahet nga jeta veterani i arsimit Ruzhdi Dapko

Ndahet nga jeta veterani i arsimit Ruzhdi Dapko
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2026, 21:52

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare veterani i arsimit dhe një ndër mësuesit e parë në vend, Ruzhdi Xhafer Dapko.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor.

I ndjeri Ruzhdi Dapko do të kujtohet përherë për kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj, për përkushtimin e palëkundur ndaj arsimit, si dhe për urtësinë dhe dashurinë ndaj dijes. Ai la gjurmë të pashlyeshme në sistemin arsimor dhe në kujtesën e shumë gjeneratave.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 4 prill, në ora 16:16, në varrezat e qytetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika