PRIZRENI ME RAJON

Policia kap të riun nga Shqipëria që po kërkohej nga Gjykata në Prishtinë

Policia kap të riun nga Shqipëria që po kërkohej nga Gjykata në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2022, 14:57

Një 20-vjeçar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është kapur mbrëmë rreth orës 22:45 në pikën kufitare në Vërmicë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë verifikimit nga ana e zyrtarëve policorë ka rezultuar se ndaj të dyshuarit ka urdhëresë aktive dhe duhet të paraqitet në Prokurori për intervistim.

Sipas burimeve, lidhur me urdhëresën është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa sot të dërgohet në Prokurori për intervistim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika