Një person ka ndërruar jetë në rrugën “ Shuaip Spahiu” pak para orës 11:00 të ditës së sotme në Prizren. Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin përmes një njoftimi që ka dërguar në redaksinë tonë informative duke bërë të ditur se
“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00 ,rrugën Shuaip Spahiu në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete.
Patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kane dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72 vjeçar.”, ka njoftuar zëdhënësi Bytyqi.