PRIZRENI ME RAJON

Policia jep detaje për të arrestuarin në Suharekë

Policia jep detaje për të arrestuarin në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2021, 12:26

Një person është arrestuar në komunën e Suharekës për shkak se ka penguar në procesin zgjedhor.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep detaje lidhur me arrestimin e tij, përcjell Klankosova.tv.

“Një person ndalohet në Suharekë në kordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezizstuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit I njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gashi.

Veseli bëri të ditur se nuk ka pasur raste të tjera në rajonin e Prizrenit, dhe se gjithcka është duke shkuar sipas planit operativ.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika