Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj disa drejtuesve të autobusëve në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e ndalimit në Stacionin e Autobusëve.
Sipas njoftimit të Policisë, aktiviteti është realizuar më 12 nëntor nga zyrtarët e Stacionit Policor në Prizren, në kuadër të kontrolleve të shtuara në zonën e stacionit.
Gjatë kontrollit, policia ka identifikuar disa drejtues autobusësh, të cilët, në vend që të hynin në stacion për marrjen e udhëtarëve, janë ndalur jashtë hapësirave të parapara për këtë qëllim.






