LAJME

Spitali i Prizrenit nis trajtimin e infarktit akut të miokardit me intervenime koronare direkte, 16 pacientë të trajtuar me sukses

Spitali i Prizrenit nis trajtimin e infarktit akut të miokardit me intervenime koronare direkte, 16 pacientë të trajtuar me sukses
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 19:09

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka shënuar një avancim të rëndësishëm në fushën e Kardiologjisë Intervenuese, duke filluar për herë të parë trajtimin e infarktit akut të miokardit përmes intervenimeve koronare perkutane (PCI).

Sipas njoftimit të spitalit, deri më tani 16 pacientë me infarkt akut të miokardit janë trajtuar me sukses përmes kësaj metode. Po ashtu, kanë filluar edhe procedurat elektive të koronarografisë dhe intervenimeve koronare, ku 10 pacientë të referuar nga QKUK-ja kanë kryer koronarografi në Spitalin e Prizrenit.

Ky avancim konsiderohet një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve shëndetësore, decentralizimin e shërbimeve të specializuara dhe përmirësimin e qasjes së pacientëve në trajtim, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më afër vendbanimit të tyre.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit kanë vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e ekipit të Kardiologjisë Intervenuese dhe të gjithë profesionistëve shëndetësorë që kanë kontribuar në këtë avancim, duke theksuar se synimi mbetet rritja e cilësisë së trajtimit dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor në kohën dhe vendin e duhur.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika