LAJME

Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 16:48

Presidentja Justina Shiroka – Pula e ka dekretuar Ligjin për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili u miratuar në Kuvend dy javë më parë. 

Për këtë ka shkruar kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. 

Ajo ka thënë se tani Ligji po hyn në fazën e zbatimit dhe se sot e ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar. Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka shkruar Haxhiu.

Miratimi i tij, në formën se siç ishte proceduar në seancë u par kundërshtuar nga deputetët opozitarë, të cilët patën ngritën shqetësime për zbatueshmërinë e ligjit.

Nga 24 amandamentet e propozuara për këtë ligj, 12 ishin nga opozita, prej të cilave, deputetët e partisë në pushtet e përkrahën vetëm një. 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika