PRIZRENI ME RAJON

Fundjava me mot të vranët dhe reshje shiu, në viset malore pritet borë

Fundjava me mot të vranët dhe reshje shiu, në viset malore pritet borë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2026, 02:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët, me reshje shiu herë pas here.

Sipas IHMK-së, të shtunën parashihen vranësira dhe riga shiu, ndërsa në viset malore priten reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.

Ndërkaq, dita e diel pritet të jetë më e ngrohtë, megjithëse moti do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm, me mundësi për reshje shiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika