Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit, Ajlin Shishko, ku në fokus të diskutimit ishin politikat rinore dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë takoi drejtoreshën DKRS-së në Prizren, flasin për politikat rinore

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e përbashkëta në fushën e rinisë, zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024–2032, si dhe për rëndësinë e përfshirjes së komunave në hartimin dhe zbatimin e politikave që adresojnë nevojat e të rinjve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua fuqizimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, krijimit të mundësive për zhvillimin e tyre dhe koordinimit institucional për të siguruar që politikat rinore të kenë ndikim konkret në nivel lokal.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kosova përballet me erëra të forta, raportohen dëme në disa komuna

Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, BE-ja paralajmëron për shkelje të obligimeve ndërkombëtare

Shqiptari nga Kosova në majat e shkencës norvegjeze: Kushtrim Kryeziu nderohet me çmimin prestigjioz për kërkimet kundër kancerit

