LAJME

Kurti takoi ministren e Punëve të Jashtme të Irlandës, kërkon mbështetje për integrimin e Kosovës në BE

Kurti takoi ministren e Punëve të Jashtme të Irlandës, kërkon mbështetje për integrimin e Kosovës në BE
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 10:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Irlandës, Helen McEntee.

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti e ka falënderuar ministren McEntee për ftesën dhe pritjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, arsimor e kulturor, posaçërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, nëpërmjet shtimit të ndërveprimit. Ndërsa shpreha mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e Irlandës për popullin dhe vendin tonë”, tha kryeministri Kurti.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se vendimi për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte i drejtë e i merituar, dhe se Republika e Kosovës llogarit në presidencën irlandeze të Këshillit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika