LAJME

Kurti takon kryeministrin e Kanadasë, biseduan për sigurinë dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit

Kurti takon kryeministrin e Kanadasë, biseduan për sigurinë dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 10:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney.

Siç bëhet e ditur në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Carney biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, për sigurinë dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Po ashtu, thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi për miqësinë dhe përkrahjen e Kanadasë për vendin tonë, për pranimin e mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999, për pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, për kontributin në rindërtim dhe zhvillim, për njohjen e pavarësisë dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Këtë vit në mars, Kosova me një delegacion qeveritar ishte pjesë e Konventës së Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC) në Toronto, një nga ngjarjet më të mëdha botërore për sektorin e minierave”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha se Kanadaja, shtet anëtar i NATO-s dhe i G7, është mike dhe partnere e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika