LAJME

Kurti takon kryeministrin britanik: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti takon kryeministrin britanik: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 10:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në mbyllje të punimeve të European Political Community (EPC).

Kryeministri Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, tha Kurti.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika