PRIZRENI ME RAJON

Policia gjen municion të shumtë në Malishevë

Policia gjen municion të shumtë në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2022, 09:00

Nëntë granata dorë, tre karikatorë të armës A47, një karikator i armës automatike 20 si dhe 22 fishekë të kalibrit 7.62 mm janë gjetur në një objekt përcjellës në fshatin Lladroviq të Malishevës.

I gjithë ky municion është gjetur brenda një kove.

Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë, ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i EOD-së.

Të gjitha këto mjete te dyshimta ekipi i deminimit i ka tërhequr nga vendi i ngjarjes, njofton policia përmes raportit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika