Zyra për marrëdhënie me publikun e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se aktiviteti i policisë në rajonin e Prizrenit është duke vazhduar në zbatim Urdhrit Operativ “Sezoni Veror 2021”, ku stacionet policore Prizren, Dragash dhe Suharekë përmes zyrtareve sektorial, ekipeve patrulluese dhe zyrtarëve në Komunitetit kanë përgatitur dhe shpërndare flet-palosje në dy gjuhët këshilla për qytetaret e rajonit të Prizrenit me qëllim parandalimin e dukurive negative.
Zyrtarët policor janë vazhdimisht në kontakt më qytetarët duke ju ofruar shërbime, përmes kontaktit të drejtpërdrejt dhe në ngritjes e pikave të kontrollit.






