Përdorimi i substancave narkotike vazhdon të jetë problematikë e theksuar në vend. Përdoruesit më të shpeshtë të saj del të jenë moshat e reja. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në hyrje të autostradës në Prizren, ku janë kapur disa të rinj, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka ndalur veturën në të cilën ndodheshin tre persona, njëri prej të cilëve dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Bashkë me të dyshuarin 19-vjeçar kanë qenë edhe disa miq të tij, të cilët janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarëve.





