PRIZRENI ME RAJON

Policia e Kosovës me plan operativ për kontrollimin e rripit të sigurisë, shqiptoi 1486 gjoba

Policia e Kosovës me plan operativ për kontrollimin e rripit të sigurisë, shqiptoi 1486 gjoba
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2023, 11:36

“Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë” është njëri prej akiviteteve që po zhvillohet nga Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).

Duke filluar nga data 6 mars deri më 12 të po këtij muaji, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe kontrollimin në të gjitha rrugët e vendit, në fokusin e të cilëve ishte kontrollimi i rripit të sigurisë.

Me këtë rast, njësitë e trafikut të angazhuar në këtë plan kanë realizuar 1,295 pika të kontrollit të mjeteve, ku janë kontrolluar 7,877 automjete dhe për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 1,486 gjoba.

Mund të jetë një imazh i 1 person, makinë dhe rrugëMund të jetë një imazh i 1 person, makinë dhe rrugëMund të jetë një imazh i makinë dhe rrugë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika