Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit, që dyshohet të jetë kontrabandë.
Policia e Kosovës kap në Vërmicë duhan të kontrabanduar në vlerë 130 mijë euro

Siç bëhet e ditur në njoftim në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon, në të cilin janë gjetur 2390 kg duhan, me vlerë rreth 130.000 €, e cila dyshohet që është sjellë kontrabandë nga Republika e Shqipërisë.
“Fsh. Kojush, Vërmicë 17.02.2025-00:10. Policia ka ndalur automjetin-kombi (furgon) në të cilin janë gjetur një sasi e konsiderueshme e duhanit 2390 kg, me vlerë rreth 130.000 € e cila dyshohet që është sjellë kontrabandë nga Republika e Shqipërisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sot paradite me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, pasdite mot me diell

Një person i dehur hyn në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia në vendin e ngjarjes

Ishin duke mbledhur boronica, qytetari pretendon se hasën në një mjet të dyshuar në Malet e Sharrit

