Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për vjedhje të rëndë në Prizren.
“Me datën 27 gusht 2019, në orët e mbrëmjes policia kishte pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ishte kryer një vjedhje e rëndë, sipas viktimës vlera e dëmit ishte mbi 1300 euro, duke ju vjedhur gjëra të ndryshme. Policia kishte iniciuar rast penal të vjedhjes së rëndë, por në atë kohë për hetuesit policor kryerësit ishin të panjohur.
Hetuesit policore të stacionit policor Prizren-Veri, duke punuar në mënyrë profesionale në vazhdimësi, duke hulumtuar dhe shfrytëzuar metodat hetimore-operative, në bazë të taktikave policore në aspektin vëzhgues dhe duke mbledhur informacione nga qytetarët, kanë arritur që të zbulojë dhe vërtetojë së kryerësit e kësaj vepre penale të identifikohen dhe arrestohen.





