LAJME

Policia arreston në Prizren një person të dënuar me një vit burg

Policia arreston në Prizren një person të dënuar me një vit burg
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2026, 16:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 qershor 2026 ka arrestuar në Prizren një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore, i cili ishte dënuar me një vit burg efektiv.

Sipas policisë, njësiti për realizimin e urdhëresave i Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative dhe hetimore, ka lokalizuar dhe arrestuar R.G., mashkull nga Prizreni, i cili kërkohej nga organet e rendit pas një vendimi të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren.

I arrestuari ishte dënuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 188 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, R.G. është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në arrestimin e personave të kërkuar, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika