LAJME

Një grua e vdekur dhe një burrë i plagosur me armë zjarri në Kërvasari të Malishevës

Një grua e vdekur dhe një burrë i plagosur me armë zjarri në Kërvasari të Malishevës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2026, 07:32

Një grua ka mbetur e vdekur dhe bashkëshorti i saj është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Kjo është konfiruar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 23 gusht rreth orës 23:20, kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit.

Të dyshuarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika