LAJME

Kuvendari Tefik Tarashaj kërkon që Prizreni të stoliset me flamuj të UÇK-së për 16 shtatorin

Kuvendari Tefik Tarashaj kërkon që Prizreni të stoliset me flamuj të UÇK-së për 16 shtatorin
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2026, 19:41

Kuvendari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Tefik Tarashaj, i ka drejtuar një kërkesë publike kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, që qyteti të stoliset me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të 16 shtatorit.

Tarashaj kërkon që kjo të bëhet si shenjë feste dhe nderimi, me qëllim që, sipas tij, më 16 shtator të priten në mënyrë sa më madhështore ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në kërkesën e tij, Tarashaj ka thënë se përmes kësaj simbolike duhet t’u dëshmohet atyre se qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës janë në pritje të tyre dhe të kësaj dite, të cilën ai e cilëson si një nga ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Le ta presim 16 shtatorin me krenari, dinjitet dhe madhështi, duke nderuar ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Tarashajt.

Ai ka vlerësuar se kjo festë paraqet dëshmi se lufta e UÇK-së, sipas tij, ka qenë dhe mbetet luftë për lirinë e popullit të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika