LAJME

25-vjeçarja shtatzënë humbi jetën pas plagëve me armë zjarri në Malishevë, 26-vjeçari në gjendje të rëndë

25-vjeçarja shtatzënë humbi jetën pas plagëve me armë zjarri në Malishevë, 26-vjeçari në gjendje të rëndë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2026, 07:45

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë.

Sipas njoftimit, dy persona, një grua 25-vjeçare dhe një burrë 26-vjeçar, janë pranuar rreth orës 00:15 të së hënës në QKUK, pasi dyshohet se kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Bazuar në të dhënat e QKUK-së, 25-vjeçarja ka mbërritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Ajo kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, 26-vjeçari është pranuar me plagë të njëjta dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë./klankosova/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika