Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se po vazhdon puna me dinamikë të shtuar për ndërtimin e rrotullimit të ri dhe trotuareve në rrugën Ekrem Rexha (ish rruga Tirana), në afërsi të Urgjencës së qytetit.
Njoftimi i plotë:
Po vazhdon, me dinamikë të shtuar, ndërtimi i rreth rrotullimit të ri dhe trotuareve në rrugën Ekrem Rexha (ish rruga Tirana), në afërsi të Urgjencës së qytetit.
Punimet priten të përfundojnë para afatit të paraparë, marrë parasysh frekuentimin e madh të veturave në këtë rrugë.
Pas përfundimit të këtij rreth rrotullimi do të ndërtohen rrugë alternative, që do t’i lidhin lagjet e kësaj zone dhe do ta lehtësojnë komunikacionin në Prizren.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.