- Reklama -

Petkoviq: Kurti nuk dëshiron të negociojë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë të qartë të hënën se nuk dëshiron të negociojë.

Në një konferencë për media, Petkoviqi ka thënë se Kurti nuk dëshiron as të fillojë me hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por as dialog e kompromis.

- Reklama -

Sipas tij, gjithçka që po bën është “për ta mbuluar faktin se komisioneri i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë qartë në Bruksel se fajtori i vetëm i bisedimeve të dështuara është Prishtina”.

“Thotë se kafen nuk e jep pa filxhan, nuk është negociatë për të pirë kafe, Kurti ua ka mjeruar jetën serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës ka shtuar se Serbia dhe ndërmjetësuesit e BE-së patën pozicionim të qartë kundër Kosovës ne përgjithësi, e kundër Marrëveshjes Bazike në veçanti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort