PRIZRENI ME RAJON

Pesë të lënduar nga një aksident mes tri veturave në rrugën “Tirana” në Prizren

Pesë  të lënduar nga një aksident mes tri veturave në rrugën “Tirana” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2022, 14:16

Para pak çastesh, ka ndodhur një aksident në rrugën ” Tirana” në afërsi të Shërbimit të Urgjencës në Prizren, ku janë përfshirë tre automjete dhe si pasojë nga ky aksident, 5 persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë dërguar nga ekipet e Urgjencës për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka thënë për Televizionin e Prizrenit , shefi i Shërbimit të Urgjencës në Prizren, Gylxhan Hasani.

Deri tek aksidenti ka ardhur si rezultat i mos përshatjes së shpejtësisë si dhe kthimit gjysëmrrethor.

Ndryshe, në këtë rrugë numri i aksidenteve është tejet i lartë, për shkak të frekuentimit të shumë automjeteve në këtë rrugë në të cilen ndodhen qendrat ndër më të mëdhatë tregtare dhe biznese të ngjashme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika