Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, 489 persona në Kosovë kanë qenë viktima të dhunës në familje, ku prej tyre, 390 janë të gjinisë femërore dhe 99 mashkullore. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se në total gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 485 raste.
Rajoni i Prishtinës prin me 168 raste për këta tre muaj. Ndërkaq, rajoni i Gjakovës ka regjistruar 64 raste, i Prizrenit 62, i Pejës 51, i Ferizajt 50, Gjilanit 47, Mitrovicës së Jugut 30 dhe rajoni i Veriut gjithsej 13 raste.





