Për nder të 28 Nëntorit, Bashkësia lokale e Zhurit ka organizuar një aksion vullnetar të dhurimit të gjakut. Ky aksion vullnetar ishte organizuar nga kryetari i fshatit Zhur, Behar Begaj me disa humanistë të tjerë. Kryetari, Behar Begaj, vendosi që në orët e para të mëngjesit ta shfrytëzojë duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë. Ai më tej ka kërkuar tek të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni humanitar të ndërmarrë sepse është një akt solidariteti, human për njerëzit në nevojë.
Dhuro gjak,shpëto jetë!
Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bejmë një njeriu tjetër që ka nevojë.
Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, z.Behar Begaj, bashkë me disa humanistë, sot vullnetarisht në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prizren, për nder të 28 Nëntorit, dhuruan gjak.
Kësaj iniciative humane iu bashkangjit edhe drejtori i Qendrës Burimore “Nënë Tereza” në Prizren z. Yrmet Shabani!
Gëzuar 28 Nëntorin ditën e Flamurit!
Me respekt kryetari i B.L.Zhur -Behar Begaj.