PRIZRENI ME RAJON

Për 5 muaj, nga 19 arreste kardiake ekipet e Urgjencës në Prizren shpëtuan 9 persona nga vdekja

Për 5 muaj, nga 19 arreste kardiake ekipet e Urgjencës në Prizren shpëtuan 9 persona nga vdekja
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2023, 17:10

Shefi i Shërbimit të Urgjencës në Prizren, Arbnor Ukaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, falë intervenimit të shpejt dhe profesionalizmit të lartë, ekipet e këtij Shërbimi kanë shpëtuar 9 persona të cilët ndodheshin në vdekje klinike.

Postimi i plotë

“ Krenohu Kosovës,

Për këta djemë e vasha që për këto 5 muaj, shpëtuan e kthyen nga vdekja klinike 9 persona.

Numra të shumtë e vdekje të pakta po ndodhin në Prizrenin tonë, kur kemi mjek/e me mendje e duar t’arta të Infermierëve në Shërbimin Urgjent, ku nga 19 arreste kardiake janë shpëtuar 9 jetë njerëzish në rrugë,livadhe, shtëpi e kasolle, pazare e objekte shëndetësore në gjithë territorin e komunës së Prizrenit nga 16.01.2023 deri sot më 15.05.2023.”, ka shkruar ai në facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika