Partia Demokratike e Kosovës e ka siguruar mbështetjen e tre partive politike për kandidatin e saj për kryetar të komunës Shaban Shabani.
“Shaban Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe partitë e minoriteteve GIG dhe Pokret Za Gora. Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Saiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi”, njofton dega e Partisë Demokratike në Dragash.





