Sektori për media i PDK në Prizren, njofton se në takimin e sotëm me strukturat e Degës në Zhur e të nëndegës në Dobrusht, u diskutua për mobilizimin jo vetëm të strukturave, por edhe simpatizantëve, të cilët janë zotuar se do ta mbështesin fuqishëm kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit z. Shaqir Totaj në zgjedhjet e 17 tetorit, të bindur se fitorja e PDK-së do të jetë e sigurtë.
PDK –ja e ka të sigurtë fitoren në këto zgjedhje, falë angazhimit të grave e burrave punëtorë, të strukturave partiake e përkrahjes së gjerë qytetare, të cilët janë më se të zhgënyer me qeverisjen e Lëvizjes VV, e cila jo vetëm se nuk i ka përmbushur premtimet, por është shoqëruar gjatë gjithë kohës së qeverisjes me mungesë të transparencës, me ndërprejen e ivestimeve, me shkelje të ligjit në shumë fusha e në veçanti në arsim dhe në infrastruktur. Pra qeverija e VV në Zhur dhe në rrethinë, nuk ka bërë asnjë investim, për çka do ta mbajë mend populli i kësaj ane dhe nuk kanë arsye edhe pse ta votojnë, – u tha në mes tjerash.
Në vazhdim të këtij takimi, është diskutuar edhe për programin qeverisës të PDK-së që nga 18 tetori i vitit 2021, duke theksuar se jeta në Zhur dhe rrethinë do të jetë ndryshe. Investimet që janë bërë në Epokën e PDK-së, Zhurin e kanë bërë më të dashur për qytetarit, ndërsa në mandatin e ardhshëm me PDK-në Zhuri do ta rregulloi mirëqenien dhe do të ket; mundësi t’i bind të rinjtë që të rrijnë të punojnë e jetpojnë në vendin e tyre.
PDK- ja është shpresa dhe e ardhjma e Prizrenit, andaj ja pse mbështetja dhe besimi i jon; ësht shumë i madh e që na obligon të qeverisim drejt e mirë.
Fitorja jonë do t’i japë fund keq qeverisjes së Haskukës, thuhet në fund të këtij njoftimi dërguar nga sektori për media i PDK-së në Prizren.


