PRIZRENI ME RAJON

Pas raportimit të TV Prizreni, banorëve të një lagje në Murademë iu rikthehet furnizimi me rrymë dhe shtylla e dëmtuar zëvëndësohet me të re

Pas raportimit të TV Prizreni, banorëve të një lagje në Murademë iu rikthehet furnizimi me rrymë dhe shtylla e dëmtuar zëvëndësohet me të re
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2022, 13:10

Gjatë ditës së djeshme, përmes një storie të realizuar në fshatin Murademë, kemi raportuar për rrëzimin e një shtylle elektrike si pasojë e erërave të forta të enjten e kaluar. Prej asaj dite, deri të hënën pasdite një lagje e këtij lokaliteti nuk është furnizuar me rrymë.

Pas publikimit të kronikës nga shtëpia jonë mediale, ashtu siç edhe na premtoi menaxheri i njësisë së KEDS në Prizren, Senad Domuzeti, ekipe të kompanisë kanë dal në vendngjarje dhe kanë vendosur një shtyllë nga betoni që do të zëvëndësoj shtyllën që ishte dëmtuar, ndërsa është bërë edhe kyçja e tensionit të lartë, dhe tashmë kjo lagje i është rikthyer normalitetit dhe po furnizohet me energji elektrike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika