PRIZRENI ME RAJON

Pas fitores së Lirisë së Prizrenit në Gjilan, Drita thërret konferencë të jashtëzakonshme

Pas fitores së Lirisë së Prizrenit në Gjilan, Drita thërret konferencë të jashtëzakonshme
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2022, 10:32

Drita e Gjilanit ka njoftuar se sot do ta mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 13:00. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të klubit gjilanas me ç’rast nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference për media., raporton TV Prizreni.

Nënkampionia në fuqi e Kosovës një ditë më parë u eliminua nga Kupa e Kosovës në rrethin e 1/16-tës së finales nga Liria e Prizrenit me rezultat 1:2.

“Ju njoftojm qe klubi ynë FC Drita sot ne ora 13:00 mban konferencë të jashtëzakonshme per media. Ftojmë të gjitha mediat e interesuara të jene prezente ne zyret e klubit tek stadiumi kryesor”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika