PRIZRENI ME RAJON

Parashikimi i motit për sot në Prizren

Parashikimi i motit për sot në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Dhjetor 2022, 06:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me kushte për riga të intensitetit të dobët.

Sipas njoftimit, në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

“Të mërkurën. Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.

Të enjten. Mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika