Të riut nga Prizreni, E.A me histori kriminale të pasur me shumë raste të vjedhjeve shteti siç duket nuk po ia gjen çarën. I arrestuar e liruar për dhjetëra vjedhje, 18-vjeçari nga fshati Zhur po vazhdon të bëjë kërdi nëpër shtëpi, lokale e xhami, në plot qytete të Kosovës, pa iu trembur syri. Rasti i fundit i hapur ndaj tij në Polici, është vjedhja që kreu në xhaminë ‘Sinan Katib’, në Prizren, më 12 qershor, ku ‘avulloi’ 300 euro.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vjedhja që u krye në orët e mesditës, ku shihet se si 18-vjeçari hyn dy herë në xhami, herën e parë e bën ‘terrenin’ gati për ta kryer vjedhjen, e herën e dytë merr paratë dhe largohet.
Në pamjet e mëposhtme shihet se si i riu fillimisht ka të veshur një xhaketë ngjyrë kafeje dhe hyn në xhami, ku thyen arkën dhe largohet për t’u kthyer pas disa minutave, me veshje tjetër, me ç’rast merr paratë dhe largohet.





