Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është solidarizuar me të prekurit nga zjarret shkatërruese që kanë goditur Los Angelesin, nga i cili deri tani janë konfirmuar 10 viktima.
Osmani e prekur nga zjarret në Los Angeles

Në një postim në platformën “X” të shtunën, Osmani ka nderuar guximin dhe përpjekjet e reaguesve të parë që kanë shpëtuar jetë.
“Zemrat tona shkojnë për njerëzit e Los Angelesit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet, ne vajtojmë me ju. Gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar Osmani.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti priti shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel

NATO rreth trazirave të mundshme pas verdiktit në Hagë

Totaj: Barazia gjinore pjesë e domosdoshme e një qeverisjeje moderne dhe të përgjegjshme

