Opozita në Prizren, përkatësisht Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë reaguar gjatë ditës së sotme rreth largimit të tyre nga zyret që deri më tani i shfrytëzojnë.
Përmes një shkrimi kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka thënë se kryetari Haskuka kërcnon partitë politike në Prizren me largim të dhunshëm nga zyret.
Kryetari Haskuka kërcnon partitë politike në Prizren me largim të dhunshëm nga zyret.
Kërkesën e partive për takim…
Posted by Shaqir Totaj on E mërkurë, 7 April 2021
Gjithashtu edhe dega e LDK-së në Prizren ka reaguar ndaj kësaj situate ku ndër të tjera kanë shkruar se pushteti komunal në Prizren ka filluar shpërfaqjen haptazi të mendësisë jodemokratike, të shantazhit dhe kërcënimit me largim nga zyret e tyre të subjekteve opozitare, në pragë të zgjedhjeve lokale.
Dega e LDK-së në Prizren
Komunikatë;
Të nderuar qytetar të komunës së Prizrenit,
Pushteti komunal në Prizren ka…
Posted by LDK – Prizren on E mërkurë, 7 April 2021
Pos këtyre dy partive opozitare ka reaguar edhe Nisma Socialdemokrate në Prizren.
“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon kundër njoftimit se partitë politike në Prizren duhet t’i lirojnë zyrat me asistim edhe të policisë është një tregues i mentalitetit bolshevik i një regjimi që tashmë po instalohet në Kosovë, e i cili nga kryetari i Prizrenit po bëhet testi i parë!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren reagon kundër njoftimit se partitë politike në Prizren duhet t’i lirojnë…
Posted by NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren on E mërkurë, 7 April 2021