Me dy gola të shënuar me kokë nga , Ermir Berisha, në minutën e 24-të dhe 41-të të takimit, skuadra e Opojës si mysafire ka mposhtur skuadrën “ Arbana”, në kuadër të javës së dytë të ligës së tretë të Kosovës në futboll grupi A.
Skuadra nga Dragashi, shënoi dy herë në pjesën e parë, ku pas harkimeve të suksesshme të, Fitim Sinanit dhe Ilir Sallahut, nga afërsia shënoi dy herë me kokë, Ermir Berisha, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.





