Gjashtë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë, 6 oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukës shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH), në Republikën e Shqipërisë. Ky kurs përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Prizren

Shpëtohet një familje kosovare dhe të tjerë që kishin mbetur të bllokuar në borë në rrugën Kullë-Rozhajë

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

