PRIZRENI ME RAJON

Nxënësit e ” Gjon Buzukut”, fitojnë edhe tre çmimet e para në garën “Sfida e dizajnit 2021” në nivel nacional

Nxënësit e ” Gjon Buzukut”, fitojnë edhe tre çmimet e para në garën “Sfida e dizajnit 2021” në nivel nacional
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2021, 15:57

Pas rrëmbimit të çmimeve kryesore në garën ” Shkencëtari i ri”, gjimnazistët e ” Gjon Buzuku” të enjten kanë fituar edhe tre çmimet e para në garën “Sfida e dizajnit 2021” në nivel nacional.

Lajmi për suksesin e radhës të gjimnazistëve është bërë i ditur nga drejtori i këtij institucioni arsimor, Jeronim Susuri, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë

Çka po ndodhë me gjimnazistët tanë?

Dje 3 çmime në garën “Shkencëtari i Ri”, sot 3 çmime në garën “Sfida e dizajnit 2021”, që të dy gara në nivel nacional.

Sërish 3 çmimet kryesore i fitonjnë gjimnazistët e “Gjon Buzukut” në nivel vendi në garën “Sfida e Dizajnit 2021”

Me datën 23.06.2021, në shkollën tonë me anë të një ceremonie u bë shpërndarja e cmimeve të fituara në garën “Sfida e Dizajnit 2021”.

Shkolla jonë u shpërblye më një kupon me vlerë 600€.

Nê garën sfida e dizajnit 2021 morrën pjesë rreth 200 nxënës, nga 16 shkollat e mesme të larta të Kosoves dhe dorezuan 34 projekte bashkëkohore.

Nga 5 sfidat shkolla jonë i fitoi tri:

Vendi i parë në sfiden “Krijimi i një gjeneratori të energjisë elektrike për shkolla ose ekspozita”, fituan gjimnazistët tanë.

Vendi i dytë në sfidën “Krijimi i një videoje për paraqitjen e një koncepti shkencor/matematikor/teknologjik”, fituan gjimnazistët tanë.

Vendi i tretë në sfidën “Krijimi i lojës Pinball”, fituan gjimnazistët tanë.

Gjatë cermonisë u shpërndanë edhe mirënjohje për nxënësit e shkollës sonë.

I falënderojmë nga zemra të gjithë nxënësit për këto të arritura!

Faleminderit prof.Lamir Shkurti për mbështetjen që po ju jep gjimnazistëve tanë!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika