PRIZRENI ME RAJON

Numërohen votat me kusht në Dragash, prin LDK

Numërohen votat me kusht në Dragash, prin LDK
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2021, 16:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar votat e numëruar me kusht në komunën e Dragashit.

Nga këto vota prin kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Behxhet Xheladini, me 72 vota.

Pas tij është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, me 61 vota.

I treti është kandidati i partisë VAKAT, Adem Redzeplar, me 41 vota.

Ndërkaq kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Kaltrina Salihu, ka marrë 24 vota dhe renditet e katërta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika