Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një komunikate për media thotë se ndryshimi nuk do të vjen për aq kohë sa regjistrohen raste të reja me COVID-19.
MSH lë të nënkuptohet se nuk do të ketë ndryshim të masave antiCOVID, transmeton Telegrafi.
“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.





