Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton të gjithë qytetarët se gjatë implementimit të projektit “Lyerja e Koridoreve të Banesave Kolektive”, DUPH do t’i jep përparësi banesave të cilët janë ndërtuar para vitit 2000, dhe më pas sipas mundësive do të trajtohen edhe banesat e ndërtuara pas vitit 2020. Shuma e planifikuar për këtë projekt është 100,000 euro.
Kriteret në të cilët do të bazohet komisioni vlerësues si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/NJOFTIM-PER-BANESAT-KOLEKTIVE.pdf
Kërkesat duhet të dorëzohen tek Objekti i Administratës, Qendra për Shërbime të Integruara – One Stop Shop, në sportelin e DUPH-së.





