Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm ka dënuar me një vit heqje lirie dhe 500 euro gjobë të akuzuarin F.B., për shkak se ka kryer veprën penale mashtrim.
Një vit burg dhe 500 euro gjobë për mashtrim ndaj prizrenasit

F.B. më 22 shkurt 2019, në Prizren, kishte arritur marrëveshje me personin e dëmtuar S.K., për blerjen e një kamionete në vlerë 5.300 euro, një shumë të të cilës do t‘ia paguante ditën e nesërme, ndërsa për pjesën tjetër do të punonte tek i dëmtuari, por nga ajo ditë i pandehuri F.B., nuk është lajmëruar dhe nuk ia ka paguar shumën e të hollave të dëmtuarit, por të njëjtën kamionetë e shet te një person tjetër për 1.500 euro, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit S.K.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

