PRIZRENI ME RAJON

Një suharekas paraqitet në stacionin policor dhe tregon se kishte armë pa leje

Një suharekas paraqitet në stacionin policor dhe tregon se kishte armë pa leje
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2021, 11:13

Në Stacionin e Policisë në Suharekë një qytetar ishte paraqitur duke thënë se posedonte ilegalisht një armë.

Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari E.B i lindur në vitin 1990, deklaroi në polici se kishte një mosmarrëveshje me dy persona të njohur rreth një obligimi në të holla.

I njëjti ishte në posedim të armës ilegale të llojit Pistoletë, zoraki M706-B, e cila armë me tre fishek u sekuestruan nga stacioni policor në Suharekë.

Pas deklarimit policia e informoj prokurorin e shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika