PRIZRENI ME RAJON

Një shtëpi në Prizren cak i hajnave, brenda një shtëpie u vodh një pushkë gjuetie

Një shtëpi në Prizren cak i hajnave, brenda një shtëpie u vodh një pushkë gjuetie
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2023, 14:39

Gjatë ditës së djeshme një burrë ka raportuar në polici se shtëpia e tij ka qenë cak i hajnave.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 12 në mesditë.

Sipas viktimës, persona të panjohur kanë depërtuar përmes dritares në shtëpine e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie.

Sipas raportit ditor të policisë, viktima ka treguar se pushkën e kishte me leje.

Lidhur me rastin janë ndërmarre veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika