PRIZRENI ME RAJON

Një person shkelet nga traktori në Malishevë, dërgohet në QKUK

Një person shkelet nga traktori në Malishevë, dërgohet në QKUK
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2021, 11:40

Një qytetar nga Malisheva ka kërkuar dje ndihmë mjekësore, pasi është shkelur nga traktori.

Policia bën të ditur se derisa i njëjti ishte në oborrin e tij duke hequr çelësat, traktori i është ndezur aksidentalisht dhe gjatë lëvizjes ka kaluar mbi trupin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë.

“Malishevë 17.08.2021-20:35. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se i njëjti në oborrin e tij duke hjekur qelsat nga traktori aksidentalisht i është ndezur traktori i cili gjatë lëvizjes ka kaluar mbi trupin e viktimës duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima mbetet i hospitalizuar për tretman mjekësor ne QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika